Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Sot, mësuesi ka frikë nxënësin”/ Duka reagon ashpër pas uljes së mesatares për degët e mësuesisë

17:38 / May 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar vendimin për të ulur mesataren e pranimit të studentëve në degët e mësuesisë, nga 7.5 në 6.5.

Për Dukën, shoqëria ndodhet në një rreth vicioz, ku kemi mësues të dobët që nxjerrin nxënës të dobët, të cilët më pas bëhen mësues të dobët.

Sipas tij, qeveria e ka për detyrë të bëjë profesionin e mësuesit dinjitoz, të respektuar dhe autoritar.

Postimi i plotë:

Mësuesit duhet ti kthejmë dinjitetin dhe autoritetin, jo mesataren!

Kam ndjekur me vëmendje debatin publik këto dy ditët e fundit, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të ulur, apo më saktë rikthyer aty ku ishte, mesataren e pranimit të studentëve në degët e mësuesisë.

Mesatarja u rrit në një përpjekje për të tërhequr drejt këtyre degëve nxënës më të mirë, në mënyrë që të përgatisnim mësues më të mirë. Por kjo çoi në braktisjen e degëve të mësuesisë, pasi të rinjtë nuk i preferojnë. Pra, një përpjekje që dështoi.

Arsimi vazhdon të mbetet hallka më delikate e shoqërisë tonë. Nuk mjaftojnë shkollat e reja, më bojëra të ndryshme dhe kënde lojërash. Shkolla është ajo që bëhet brenda këtyre godinave. Cilësi shkolle nuk do të thotë cilësi godine.

Ne sot gjendemi në një rreth vicioz: Kemi mësues të dobët që nxjerrin nxënës të dobët, nxënësit e dobët bëhen studentë të dobët, studentët e dobët bëhen sërish mësues të dobët.

Si të dalim prej këtij rrethi?

Si ta përmirësojmë cilësinë e mësuesve që të rrisim cilësinë e mësimdhënies?

Ka vetëm një rrugë: Ta paguajmë më mirë dhe ti rrisim autoritetin mësuesit.

Sot mësuesi nuk është vetëm një profesion i keqpaguar, por edhe një profesion i degraduar, i denigruar, i përbuzuar. Sot nuk ka frikë nxënësi nga mësuesi, por e kundërta. Ne duhet ta bëjmë profesionin e mesuesit dinjitoz, të respektuar, autoritar. Dhe këtë e ka për detyrë qeveria e para, pastaj familja dhe gjithë mjedisi shoqëror.

Nëse një mësues ngre zërin në klasë për të vendosur rregull, nxënësit e filmojnë dhe videoja përfundon në rrjetet sociale e “media investigative”, ku shpërthen histeria e ministria e pushon direkt nga puna.

Çfarë mësuesi mund të jetë ky?

Prindër që i hakërrehen mësuesve nësë fëmija nuk del mirë me mësime, dhe harrojnë përgjegjësinë e tyre.

Kemi rrëshkitur të gjithë nga binarët. Qeveria, familja, media, shoqëria dhe sot endemi si ai që vjen vërdallë nëpër terr dhe pas disa orësh e gjen veten sërish aty ku u nis.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026

Spiropali lëshon kritika: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

22:09 / October 8, 2026

Berisha-deputetëve të PS në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki, shumë prej tyre me performancë të mirë

20:08 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.