Si çdo të premte, në fund të muajit, edhe sot punonjësit e bashkisë Mat morën pjesë në aksionin e pastrimit të rrugës nacionale dhe lagjeve të brendshme të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj apelon për një vëmendje më të shtuar nga të gjithë qytetarët për mjedisin. “Secili nga ne duhet të japë kontributin e tij për pastrimin e ambientit. Mjedisi na përket dhe na prek të gjithëve! Faleminderit të gjithë vullnetarëve që na bashkohen në këtë nismë”, shkruan kryebashkiaku Malaj.