Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në familjen Taku pasditen e sotme, ku dy të miturit e familjes humbën jetën në liqenin e Prushit në Tiranë.
Si çdo pasdite, një grup prej gjashtë fëmijësh kishin shkuar për tu larë në liqen, aty ku sfidonin temperaturat e larta të ditëve të fundit, por fatkeqësisht dy prej fëmijëve nuk dolën nga liqeni.
Pasi fëmijët e tjerë raportuan mungesën e 11 dhe 13-vjeçarit, u njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse dhe vunë në kërkim të trupave. Fillimisht u gjet vetëm njëri nga trupat, por disa minuta më vonë u bë e mundur edhe gjetja e trupit tjetër.
Bëhet me dije se familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe ishin në gjendje jot ë mirë ekonomike.