Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çmimet e larta ulin tregtinë e mallrave në 4 mujor, INSTAT: Eksport-importi në porte e hekurudha u ul me mbi 21%!

17:45 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Konteniere Porti i Durresit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e shpejtë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur tregtinë e mallrave. INSTAT raporton se në 4 mujorin e parë të vitit volumi i tregtisë së mallrave të importuara dhe eksportuara nga deti dhe hekurudha është ulur me 21.15%.  Nga janari deri në prill të këtij viti nëpër porte janë ngarkuar dhe shkarkuar 1.426 mijë ton, mallra duke u ulur me 6,9 %, krahasuar me 2021.

Ndërsa volumi i tregtisë nëpërmjet hekurudhës është ulur me 35.4%. Rritje ka regjistruar vetëm tregtia nga ajri. Por pavarësisht se volumi i tregtisë në sasi është në rënie dyshifrore, tregtia në vlerë financiare është rritur për shkak se për të njëjtat produkte po paguhet më shumë për ti blerë. Në vlerë financiare vlera e importeve nga portet është rritur me 31.7%, duke arritur në 137 miliardë lekë.

Por si pasojë e çmimeve të larta, janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Konkretisht vetëm të ardhurat doganore në këtë katër-mujor të parë janë rritur me 18.1%, ku rolin kryesor e ka luajtur TVSH-ja në import. Vlera e TVSH-së që paguhet në zhdoganimin e produkteve është më e lartë për shkak se produktet po kushtojnë më shtrenjtë.

Për të mbështetur vijimin e tregtisë dhe furnizimin e vendit me produkte, kryesisht ushqimore, qeveria vendosi të japë 3 miliardë lekë garanci sovrane për importuesit e produkteve ushqimore në mënyrë që ata të krijojnë furnizime deri në tre muaj.

Ndërkohë pak ditë më parë Banka e Shqipërisë raportoi se bizneset në këtë periudhë të parë të vitit kanë rritur kërkesën për kredi me qëllim kryesor që të kenë likuiditet për të importuar. Nga ana tjetër FMN thotë se goditja që po jep lufta në Ukrainë po përshpejton rritjen e inflacionit, çka dëshmon se rritja e çmimeve do të vijojë.

cmimet e larta eksport Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.