Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

5 gjëra që duhet të dimë para se të blejmë online

16:47 / May 30, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerje Online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


    

Pesë janë pikat kryesore ku ju duhet të bëni kujdes për të bërë blerje online të sigurta. Ka shumë metoda që mashtruesit e internetit përdorin për të peshkuar viktimat e tyre.

Nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë…

Ndoshta keni kohë që dëshironi të blini një televizor 8K, por çmimet janë tepër të larta. Deri kur jeni duke lexuar për gjëra të ndryshme në internet dhe krejt papritur… shfaqet televizori i “ëndrrave” tuaja me një çmim shumë tundues! Para se të vendosni numrat e kartës së debitit ose kartës së kreditit bëni këto hapa:

Si fillim, bëni disa kërkimi në internet për shitësin. Nëse është e munduar kontrolloni komentet nga blerës të tjerë. Kërkojeni njëherë për atë kompani në faqen e Better Business Bureau dhe shikoni për Scam Tracker të asaj faqeje se mos ka ndonjë raportim. Vizitoni faqet e denoncimeve si ComplaintsBoard dhe RipoffReport. Nuk gjetët asgjë? Kjo është një shenjë e keqe! Akoma edhe faqja me e sigurt për blerje në internet do të ketë ndonjë koment negative.

Përdorni një kartë krediti për blerje online

Nëse bëni një blerje duke mos qenë të sigurt për shitësin, përdorni një kartë krediti. Në vija të përgjithshme, nuk keni asnjë përgjegjësi të paguani për një transfertë të mashtruese. Nëse shitësi nuk e dërgon kurrë, ose refuzon kthimin prapa të parave ose përdor kartën tuaj për blerje të paligjshme, mund ta denonconi në filialin e bankës që ofron kartën e kreditit. Madje edhe nëse ndodheni në ato raste të veçanta që nuk përfshihet në politikën e bankës, ligji thotë se nuk jeni të detyruar të paguani për shpenzime mbi 50$.

Sigurisht, duhet ta ndiqni çështjen. Shmangni menjëherë blerjet mashtruese dhe kontaktoni sa më parë me filialin e bankës. Kartat e debitit e kanë njëfarë mbrojtje, por nuk janë aq të forta sa kartat e kreditit.

Të përdorni telefonin celular apo jo

Keni marrë ndonjëherë ndonjë mesazh nga ndonjë numër i panjohur për ndonjë ofertë fantastike? Ndoshta për ndonjë ofertë për një kohë të shkurtër? Uroj që të mos keni klikuar! Peshkimi elektronik nëpërmjet mesazheve, e njohur edhe si smishing, është realitet dhe shumë i rrezikshëm. Të klikoni në çdo lidhje nga dërgues të panjohur nuk është diçka e mençur. Nga ana tjetër, nëse po blini nga ndonjë shitës i dëgjuar, blini duke përdorur aplikacionin e atij. Kështu blerjet nga celulari mund të mos jenë problematike. Thjeshtë mos e përdorni telefonin celular për të bërë blerje nga dyqanet e panjohura në internet.

Kujdes me linkun e faqes

Për një përvojë më të mirë blerjeje, ndiqni ata që njihen si etailers. Nëse blini nga Amazon apo Walmart, është e vërtet që merrni pjesë në planet e tyre për të patur pushtet botëror, por nga ana tjetër nuk do bini pre e mashtrimit. Po, do të humbni oferta të mira nga fillestarët, por do të shmangi gjithashtu rënien pre e mashtrimit dhe vjedhjes. Bëni kujdes për gabime shtypi. Mashtruesit duan të krijojnë faqe që ngjajnë shumë me kompanitë e shitjeve me pakicë, por me një ndryshim të lehtë në lidhje URL. Ndoshta lidhja URL përfundon me .biz kur uebfaqja zyrtare e kompanisë është .com. Ndoshta është një gabime drejtshkrimorë.

Pa kyç? Dilni menjëherë!

Është e vërtetë që ekziston një shtysë që çdo faqe interneti të përdorë një lidhje të sigurt HTTPS. Sigurisht që çdo uebfaqe tregtarë duhet të përdorë HTTPS. Si ta kuptoni këtë? Do të shikoni imazhin e një kyçi tek shiriti lidhjes kur jeni në një uebfaqe të sigurt. Disa programe shfletimi (browser) japin më shumë informacione, prsh. Chrome njofton kur një faqe është pa kyç si të pasigurt. Në nuk e shikoni kyçin dilni nga ajo faqe!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.