I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar beson se Serbia do të ndryshojë qëndrim dhe do t’iu bashkohet shteteve të tjera të rajonit për të vendosur sanksione kundër Rusisë.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore, i cili po organizohet mbahet në Mal të Zi, ai theksoi se: “Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet Qeveria”.
Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës. Qëndrimin e tij, Beogradi e arsyeton se po përpiqet të “mbrojë interesat jetike të vendit”.