Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çështja e detit/ Meta i përgjigjet ministrit grek: Kam dhënë autorizimin për një grup negociator

18:06 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
44444 4 770x414 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta iu është përgjigjur këtë të hënë deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili deklaroi se Presidenti nuk jep autorizim për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës.

Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit theksoi se ai ka dhënë autorizim për çdo kërkesë që i është bërë.

“Në datë 23 maj, javën e kaluar, ministri grek ka vizituar Shqipërinë, duke u takuar me ministren e jashtme dhe kryeministrin. Nga pala greke nuk është kërkuar asnjë takim i ministrit Dendias me Presidentin. Ministri Dendias ndër të tjera është shprehur se u ra dakord që t’ia referojmë çështjen tonë gjykatës në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, tha Ministri Dendias, pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës. Kjo do ndodhë pas 2-3 muajsh kur të zgjidhet Presidenti i ri. Dua të sqaroj se Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, përmes kërkesës, 13 shkurt 2018, paraqiti kërkesën për krijimin e grupit negociator. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, Presidenti përmes aktit, autorizoi ministrin e Jashtëm që sipas kritereve, të lëshojë plotfuqinë për projektmarrëveshjen. Saktësimin e vijës delimituese. Delimitimin e shefit kontinental. Grupi negociator i Shqipërisë, është pajisur me autorizim, për të arritur një marrëveshje për përkufizimin e zonave detare. Përpos detyrave të tjera, vetëm grupi negociator është autoriteti i vetëm.”

Kreu i shtetit sqaroi se në qershor të vitit 2018, ai ra dakord me kryeministrin Edi Rama që ky i fundit të ishte kryenegociator me Greqinë për çështjen e detit, por, sipas tij, edhe pse e ka autorizuar kryeministrin që të udhëheqë negociatat, nuk ka pasur asnjë reagim nga shefi i qeverisë.

ceshtja e detit Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.