Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD, pa delegatë në kongresin e PPE/ Deputeti demokrat: Lajm i keq! Po injorohemi si parti

19:57 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmit se Partia Demokratike nuk do të ketë delegatë në Kongresin e PPE, vjen reagimi i parë nga radhët e kësaj force politike.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, duke e cilësuar një lajm të keq, nënvizon se këto zhvillime e vendosin PD-në në një pozitë aspak të favorshme me partnerët.

Sipas deputetit Sula, “nevoja për zgjidhjen e krizës është urgjente dhe ulëritëse”.

Njoftimi:

“Forca që nxorri Shqipërinë nga diktatura nuk mund të pranojë si normalitet izolimin!
Si demokrat dhe qytetar i angazhuar në proceset demokratike në vend jam krenar që kam qenë pjesë e PD që në ditët e para të saj kur ra përfundimisht perdja e errët e izolimit dhe Shqiptarët rivendosën marrëdhëniet me perëndimin! Sot jam i trishtuar teksa konstatoj që në mënyrë të vazhdueshme familja ime politike aneksohet në rastin më të mirë dhe injorohet në të tjera raste për tu takuar me partnerët apo për të qenë pjesë e forumeve në organizatat partnere. Nga media jam njohur me faktin se në Kongresin e PPE, Partia Demokratike nuk do të ketë delegatë me ftesë të posaçme nga PPE por në këtë kongres do të marrin pjesë me ftesa vetëm disa kolegë në funksion të angazhimit të tyre në të tjera organizata. Ky është një lajm i keq. Këto zhvillime na vendosin në një pozitë aspak të favorshme me partnerët pa të cilët nuk mund t’ia dalim në aspiratat tona për t’i dhënë një rrugëtim dhe alternativë të re vendit. Nevoja për zgjidhjen e krizës është urgjente dhe ulëritëse! E kam shprehur vazhdimisht çastin që duhet t’i bëjë palët bashkë! Ditën kur drejtësia do të flas secili duhet të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit dhe të bashkohet me pjesën tjetër! PD s’mund të pranojë si normalitet të sajin izolimin!”

dashnor sula PD PPE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.