Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA/ Gjekmarkaj “zbërthen” fjalimin e Ramës: Mos thoni që nuk i ka ikur petulla me…

15:40 / March 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A e dëgjuat të shtunën burrin e gjatë 198 cm tek i punonte rrengjet e njëpasnjëshme gjuhes shqipe?

Pikerisht atij, estetit,  stilistit, namuzqarit, delikatit,  fjalëqeruarit, lozonjarit, rrobaqepsit, ashikut i kishte fluturuar petulla lart per mbi re!

Vraponte per ta kapur dhe ajo  rriste shpejtesinë e bekuara  dhe ai dihatej në të rënduar për ta kapur me gojen zharitur e buzen qe nuk dinte të puthitej. Mendimet i zienin si belcitë në kazan dhe goja si çep i rridhte raki thane  me të cilen  dehte  veten dhe  të lidhurit për buk të gojës  në piskun e diellit. U zderhall në epitete! Gjuha nuk i bindej të gjithë trurit po vetem gjysmes së tij dhe per hesap te vet  kumbonte e gjemonte, hidhej e peshtillej, leshonte namë e bekime, levdata e percellime!

Ne mullirin  e fjalorit të vet i bloi  të gjithë si askush më parë, gazetarë e analistë, derra e kadrinj, zullape e faqezinj, mekatarë e cmirëzinj sepse ata merren me atë Babale havale, me  filozofin Niçe dhe xhuxhin tartabiqe, me atë  kokaine që sherben si aspirinë, me unazen e re në gishtin e vjeter  ku 20 milion euro blihet një pjeper! Ndaj i shau, copë copë I ndau, i bojatisi e nomatisi atje nga  shkallare  në ferr i gremisi!

Ky Papë i Rilindjes edhe sheshin “Nënë Tereza” e kishte ndarë  në kuadrate si atë të “Shën Pjetrit” ku mbahet mesha e çdo jave  dhe me idetë si frymë e shënjtë u tregonte te gjithve ku është parajasa me dliresinë e saj te begatë, purgatori me melankonite e veta, ferri me honet e tij te mnershme e të tmerrshme ku do te digjen ata pa hallate e te gjitha hallatet qe i bëjnë atij muhabenë !  Gryka si gjyryk të çfryn, prej vullkanit flag e tym, se ç’vengon e se ç’gulçon, zemra brinjët t’i çkallmon me tokmak !Merrte fryme thellë e shkulme zjarri gjuante larg  mbi te keqinjtë, mbi kadrinjtë, mbi ata që e kanë trazuar e tanuar, mbi ata që i kanë prishur gjimnastiken,  dridhur karriken, nxirë humorin  dhe portretin që e bënë të marrë udhet e të perjetojë gazepin !

Fitore dhe Armiq , suksese e baltë, petulla e mjaltë, uf e buf, bubullima e vetetima, pordhë e shkrepetima kishtë në cdo centimeter të fjalimit 198 minutesh të shenjuara të gjitha në resmen çek fek që i  bëri vetes dhe të tjerve pasi nxorri nga zgafella uraganin që nuk ja nderpreu askush ! Pastaj i priu perikopese së ungjillit të shënjtë për në Pallatin e Kongreseve ku ju shfaq bote e tij e embel e plot madheshti vete kopshti i Edenit!

Te gjitha drenushat pipetinin me admirim, lepureshet zukasnin me qashtersi dhe refreni ishte vetem një, lum Shqiperi qe e ke,  se ay te larton, se ay nga armqitë të mbron se ay opoziten çkallmon, teatrin rrenon, muzeun shigjeton. Vetë Serveti jakë jakë foli për vatan të begatë! Në fund dikush çoi një dolli pa servili per ket fat që ka kjo e uruar Shqiperi!  Qente le të lehin, derrat të hungrojnë karvani ecen perpara! Të paçim mesi, ti je udha dhe e vërteta! Na mbaj me hater, nga një fjalim kesisoj cdo javë mbana se ndihemi popull civil, shoqëri demokratike, vend europian, demokraci e forte e plot nga këto bereqete! Kështu do të jete festë, gezim për këtë dynja  derisa te gjesh  petullën në hava evlat te kemi rixha!

PANORAMA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

21:18 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.