Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Jemi kundër ndryshimit të kufijve, aktorët e palëve të treta po synojnë destabilizimin

16:42 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dendias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.

Ministrja Turkoviç tha se Greqia si pjesë e NATO-s, është një partnere e respektueshme e Bosnjës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ajo po ashtu tha se dy shtetet bashkëpunojnë përmes programit të bashkëpunimit dypalësh që ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve nënshkruajnë çdo vit.

Sipas Turkoviçit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.