Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD-LSI kanë një tjetër shans për komisionerët në zgjedhje. Celibashi: Afati i fundit është…

16:20 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkelja e afateve ligjore nga ana e PD dhe LSI-së mund të zgjidhet me marrëveshje politike nëse ka vullnet politik. Ish-kryetar i KQZ-së shprehet se mosdërgimi i listave për komisionerë zgjidhet nga Kodi, pasi i lind e drejta KQZ-së që të emërojë persona nga shoqëria civile.

Mosrespektimi i afateve ligjore në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga ana e PD dhe LSI-së nuk është një veprim i paprecendentë në situatën politike.

5 ditë më parë opozita nuk depozitoi listat për komisionerë në KZAZ në afatin e përcaktuar, por ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon që Kodi Zgjedhor i jep mundësi partive politike edhe një tjetër afat.

Ilirjan Celibashi: Nëse partitët e të njëjtit spektër politik, asnjëra prej tyre nuk çon propozimet në KQZ për anëtarë të KZAZ-ve apo dhe Komisioneve të Qendrave të Votimit, KQZ ka pastaj të drejtën të caktojë kryesisht anëtarë të këtyre komisioneve. Por në momentin që partia që ka këtë të drejtë kërkon që ta shfrytëzojë, kjo e drejtë i rikthehet.

20 prilli është afati i fundit kur partitë duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet. Në rast se do të shkelet ky afat, zgjidhja është marrëveshja politike.

Ilirjan Celibashi: Nuk mund të injorojmë dhe precedentët në lidhje me këtë situatë. Në zgjedhjet e kaluara ligji u injorua në lidhje me këtë aspekt dhe regjistrimi i partive politike u bë tej afatit të përcaktuar nga ligji zgjedhor.

Në kohën kur opozita bojkoton parlamentin dhe KQZ, vijojnë rrjedhjet nga listat e saj.

Pas 4 deputetëve që u betuan një javë më parë, edhe 2 të tjerë pritet të marrin mandatin.

Aleati i Bashës, Adriatik Alimadhi në Qarkun e Vlorës dhe Arben Elezi kandidat në Elbasan kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Nga lista e LSI-së në Qarkun e Shkodrës pranoi mandatin edhe Amra Barova, duke e çuar në 99 numrin e deputetëve në Parlament.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.