Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për takimin me Hashim Thaçin në paraburgimin në Hagë: “Më kishte marrë malli”

23:18 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën e tij në paraburgimin në Hagë ku u takua me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se Thaçi ishte në gjendje të mirë fizike dhe emocionale. Kreu i qeverisë zbuloi edhe dhuratën që i bëri ish-Presidentit kosovar.

Rama: Në fakt, ishte tek ai formulari që plotësova, shkruajta më ka marrë malli. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli. Sinqerisht

Fevziu: I lejohet një kryeministri të shkojë në një paraburgim?

Rama: Përderisa më lejuan, shkova. Unë besoj që ishte gjëja e duhur në aspektin e detyrës, pavarësisht se shtysa e brendshme ishte në aspektin vëllazëror.

Fevziu: Si ishte Hashim Thaçi?

Rama: Ishte në superformë fizike dhe emocionale. Mu duk jashtëzakonisht mirë. Sikur ishte rinuar. Faktikisht ka një jetë e cila përtej izolimit që është një diçka shumë e rëndë, me orare me regjim, me ushtrime, me lexime, pa ato streset e punës. Nuk po them që është më mirë atje se sa çdo të ishte në Prishtinë, pasi do ishte e tepërt. Mu duk vërtetë në formë.

Fevziu: Qëndruat disa orë, për çfarë biseduat?

Rama: Kemi folur për shëndetin. Më ka treguar që për herë të parë që ka bërë analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat më optimale. Më ka treguar për stërvitjen fizike, leximet që bën. Kemi folur për libra të ndryshëm.

Fevziu: I çove dhuratë?

Rama: I çova një arkë të madhe me libra. I çova një mori librash, që lidhen me historinë e shqiptarëve, tek librat që kanë dalë për Zogun, libra për Ballkanin e kështu me rradhë. Besoj do t’i pëlqejë.

hashim thaci Rama Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.