Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Strategjia e re e Veliajt, 8 zv.ministra në listat për këshilltarë në Bashki. Dominon Ministria e Brendshme

23:20 / March 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a28ee36c 1b5b 4cec a6e7 61c32605c832
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Veliaj u prezantua dje zyrtarisht nga PS-ja për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Prezantimi i tij para përkrahësve socialistë në sheshin “Nënë Tereza” u shoqërua edhe me 100 kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

Nga një vëzhgim që ka bërë tirananews.al, bie në sy se për herë të parë socialistët kanë zgjedhur një strategji krejt ndryshe për zgjedhjen e kandidaturave për anëtarë në Këshillin Bashkiak.

Rezulton se mes 100 këshilltarëve, janë edhe 8 zv. ministrja një numër rekord ky. Me sa duket mazhoranca po mendon paralelisht me forcimin e zërit të saj në Këshillin bashkiak, edhe rritjen politikisht të figurave të tilla, të cilët mendohen që që në të ardhmen të marrin më shumë përgjegjësi jo vetëm në PS, por edhe në drejtimin e qeverisë në të ardhmen.

Një prej kandidaturave të përzgjedhur është edhe zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorenson. Znj. Sorensen mban gradën Master në Ekonomiks nga Universiteti i Guelph, në Ontario, Kanada. Ka përfunduar studumet e larta në Ekonomiks, pranë Western Washington University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjate periudhës 2009-2017 ka menaxhuar një sërë projektesh / programesh në fushën e punësimit dhe arsimit e formimit profesional pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Gjithashtu, Znj. Sorensen ka qenë pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Ekonomiksit. Në muajin Tetor është emëruar zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për fushën e punësimit dhe arsimit e formimit profesional.

Një tjetër kandidaturë është edhe zv. Ministri I Jashtëm dhe Europës Etjen Xhafaj, një figurë e re politike. Në Korrik 2016- Qershor 2017 ka qenë Drejtor Kabineti i Ministrit të Financave, kurse në Shtator 2013- Korrik 2015 Drejtor Kabineti i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shkruan tirananews.al.

Por numrin më të lartë të zv/ ministrave që priten të jenë anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë zgjedhur prej Ministrisë së Brendshme. Nga katër zv. Ministra, 3 prej tyre janë future në listat për këshill. Rovena Voda, Julian Hodaj dhe Besfort Lamallari priten q ëtë jenë Brenda listave fituese për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Një tjetër kandidaturë vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sikurse është zv. Ministrja Ornela Çuçi. Para se të merrte këtë detyrë, ajo ka qenë që prej vitit 2016, Këshilltare e Kryeministrit mbi çështjet mjedisore dhe Koordinatore Kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.

Një tjetër emër i futur në listat e kandidaturave për Këshill është dhe zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Toni Gogu është një pastor i njohur në Tiranë mes besimtarëve protestantë. Ndërsa më herët, Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë në sektorin e depozitave.

Kurse kandidatura tjetër është zv. ministrja e Shëndetësisë, Bardhyka Kospiri e cila pritet që të sjellë një zë më të fortë në këtë këshill për njerëzit me aftësi të kufizuara. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.