Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U gjet e pajetë në një kanal/ 37-vjeçarja në Shkodër dhunohej nga burri. Prej 3 muajsh jetonte te e motra

16:03 / June 1, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoderrr 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku 37-vjeçarja Leze Qosja është gjetur e pajetë në një kanal në afërsi të Bypassit në Shkodër.

Abc mëson se gruaja ka lindur në Theth dhe mbiemrin e vajzërisë e ka pasur Shyti. Më pas ajo është martuar në Tropojë dhe ka marrë mbiemrin Qosja. Megjithatë, 37-vjeçarja ishte divorcuar nga burri me të cilin nuk pati trashëgimtarë.

Shkak i divorcit është bërë dhuna dhe Lezja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më 18 maj kur Qosja kishte të paktën 1 ditë që ishte larguar nga banesa.

Ekspertët mjeko-ligjorë të Shkodrës, nga këqyrja e trupit të pajetë kanë arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me vrasje, megjithatë, përcaktim të saktë të arsyes së vdekjes nuk ka ende. Kujtojmë se trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër. Trupi ishte pjesërisht i dekompozuar kur u gjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.