Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria e Kosovës, 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

16:15 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin ‘Përkrahje për Luginën e Preshevës'”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Në prill të 2020-ës, kur situata me COVID-19 sapo kishte shpërthyer në Kosovë dhe në rajon, Qeveria ndau 500 mijë euro për tri komunat e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ndërsa në shtator të po të atij viti, Qeveria që drejtohej nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, themeloi “Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Ndihma e Kosovës, vjen pasi Lugina e Preshevës mbeti pa përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi, kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit për një numër shumë të vogël votash./ Rel

50 mije euro Kosove ndihme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.