86 kilogramë mariajuanë me vlerë 300 mijë euro janë sekuestruar në Prilep të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se lënda narkotike ishte nisur nga Shqipëria dhe si destinacion final kishte Greqinë. Por, kontrolli nga efektivët në RMV bënë që marijuana të mos e përfundonte rrugëtimin e saj.
Droga ishte futur në dy çanta të zeza, të cilat ishin fshehur në bagazin e një mjeti që drejtohej nga një 21-vjeçar me inicialet A.G., nga Ohri. Të riut i është dhënë sinjali nga efektivët për të ndaluar, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar, duke dëmtuar edhe dy automjeteve të policisë së Maqedonisë së Veriut. Pas ndalimit, është kontrolluar makina dhe droga është sekuestruar. 23-vjeçari është arrestuar.
Njoftimi:
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.05.2022) në Prilep, përkatësisht policë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, Njësia speciale kundër terrorizmit “Tigër” dhe SVR Manastir – OVR. Prilep, ka kryer një aksion për të ndalur trafikun e paligjshëm të drogës, në të cilin është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i transportit të drogës nga Shqipëria përmes vendit tonë, me qëllim final – Republikën e Greqisë, dhe rreth 86 kg marijuanë në vlerë rreth 300.000 euro. Janë sekuestruar dhe një person është privuar nga liria. Nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “Audi A4” me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare.