Nezar Seiti, shqiptari tjetër Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, u arrestuan sërish këtë të premte në një operacion të Guardia di Financa pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Katania.
Ata u shpallën fajtorë dhe dënuan me rreth 42 vite burg në total për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Më herët për të njëjtin operacion në pranga u vunë edhe 24 korrierë droge në Itali që shpërndanin kanabisin e trafikuar.
Të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Itali kanë dënuar tashmë kreun e këtij grupi kriminal, Moisi Habilajn, por edhe anëtarë të tjerë.
