Sulm, sulm dhe vetëm sulm. Kjo është ideja e lojës që do të aplikohet në ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, ku kuqezinjtë do të përpiqen të hedhin pas krahëve dështimin e madh të ndeshjes ndaj Turqisë. Me Ervin Bulkun në stol, por më shumë me vendim kolegjial që ka ardhur edhe në konsultim me persona të FSHF jashtë stafit kuqezi, Vip Sport ka mësuar se është vendosur që të luhet vetëm në sulm dhe për këtë arsye po planifikohet ndryshimi rrënjësor i skemës.
Si rrjedhojë, nga minuta e parë ndaj Andorrës do të jenë në sulm Bekim Balaj dhe Armando Sadiku, por njëkohësisht, përkrah tyre do të jetë edhe Eros Grezda, me një skemë që miun të bëhet me 3 sulmues të mirëfilltë. Ata do të kenë vetëm detyra ofensive në këtë sfidë, pa menduar shumë për mbrojtjen.
Parashikohet që Sadiku e Grezda të veprojnë nga krahët për të hapur qendrën e mbrojtjes kundërshtare ku do të veprojë Balaj. Me këtë rreshtim, i sakrifikuari pritet të jetë Myrto Uzuni, i cili parashikohet ta nisë ndeshjen nga stoli.
Ndërkohë, ndryshime priten edhe në prapavijë, për t’i bërë vend Ajetit e Alijit. Por nuk është e qartë ende se kush mes Veselit, Gjimshitit dhe Ismajlit do të sakrifikohet.