Ndonëse temperatuat pëgjatë këtyre ditëve kanë qenë mjaft të ngrohta luhatjet e motit nuk janë larguar ende. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak java do të nisë me kushte atmosferike të qëndrueshme.
Ndërkohë që ditën e martë kryesisht në mesditë dhe deri të mërkurën në mëngjes vendi ynë do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet deri mesatar.
Në fushën termike presim rënie graduale të temperaturave, më e ndjeshme rënia pritet të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në mesditë.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndim me shpejtësi 2-15m/s. Intesitetin më të lartë era pritet ta ketë ditën e merkurë dhe të enjte me shpejtësi 2-25m/s.