Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Komplot kundër Theresa May ?

23:40 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
may 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja Theresa May mund të përballet me një komplot të ministrave me qëllimin për ta larguar atë dhe për pasojë kontrolli mbi procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europiani t’i kalojë parlamentit.

Në një nga momentet më të rëndësishme për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore, politika britanike është përfshirë nga ethet. Rreth tre vjet që nga referendumi i vitit 2016 mbetet ende e paqartë se si dhe kur, apo nëse Brexit-i do të ndodhë ndonjëherë.

Ndërsa qindra mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Londrës për të kërkuar një tjetër referendum për Brexit-in, zonja May ishte temë e gazetës britanike “The Sunday Times” që shkruante se disa nga ministrat kryesore po përgatisin një “komplot” më qëllimin për ta larguar atë.

Gazeta citonte 11 ministra të lartë të paidentifikuar dhe shkruante se ata kishin rënë dakord që kryeministrja duhej të largohej, duke pohuar se ajo ishte kthyer në një figurë helmuese dhe e paparashikueshme dhe se gjykimi i saj “nuk po funksionte siç duhet”.

I pyetur lidhur me komentet e gazetës “The Sunday Times” dhe gazetave të tjera rreth komplotit, ministri i financave Philip Hammond tha se nuk mendonte se vendi gjendej përballë një situate të tillë.

“Ndryshimi i kryeministrit nuk do të na ndihmojë“, tha ai zoti Hammond i cili shtoi se mënyra më e mirë për të bërë përpara do të ishte që parlamenti të miratonte marrëveshjen e zonjës May. Por ai foli edhe mbi gjasat e mos miratimit të propozimit të kryeministres dhe tha se parlamenti duhet të përpiqet të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund këtij ngërçi.

BE britania komplot parlamenti theresamay
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.