Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti grek, Shqipërisë: S’jemi kundër, çështja çame është pengesë për në BE

23:45 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokopis Pavlopulos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka bërë një deklaratë provokative ditën e sotme, nga festa e kombëtare e kryengritjes greke të 1821 kundër Perandorisë Otomane.

Pavlopulos nuk ka hequr dorë nga deklaratat provokative kundër çështjes çame, duke i quajtur ata sërish bashkëpunëtor të nazistëve, ndërsa ka theksuar se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
‘Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit. Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut’, është shprehur Prokopis Pavlopulos.
Ndërkohë presidenti grek ka thënë se e vetmja çështje e cila përbën pengesë për integrimin në BE është çështja çame, çështje për të cilën sipas tij Shqipëria nuk duhet të pretendojë të drejta.

‘Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht’, ka përfunduar ai.

BE cameria grek pengese Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.