Një kalimtar është përplasur nga një makinë në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës.
42-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
