Drogë dhe celularë u futën fshehurazi brenda një burgu në Angli nëpërmjet minjve të ngordhur.
Sendet e sipërpërmendura ishin futur brenda trupave të tre minjve, që më pas ishin qepur dhe u zbuluan nga oficerët në fillim të marsit.
Kjo është hera e para që përdoren minjtë për futur drogë në burgje, tha Shërbimi i Burgjeve, që po heton njëkohësisht me Policinë e Dorset.
Minjtë ishin hedhur mbi gardhin e burgut dhe kur rojet i pikasën gjetën brenda barkut të tyre, sasi të mëdha droge, përfshirë erëza, kanabis dhe telefona celularë.



