Observatori i Statistikave në futboll CIES me bazë në Zvicër publikoi një renditje me 100 futbollistët më të vlefshëm në botë. Falë zgjatjes së kontratës së tij të re 3-vjeçare me Paris St-Germain, Kylian Mbappe është kthyer në krye të listës. 206 milionë Euro vlen sulmuesi parizienëve. Kampioni francez kalon liderin e mëparshëm dhe fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve Vinícius Júnior që kushton 185 milionë Euro.
Futbollisti më i ri i Manchester City, Erling Haaland plotëson tre vendet e para me 153 milionë Euro. Portugezi Rúben Dias ka vlerën më të madhe të transferimit për një qendërmbrojtës, 110 milionë Euro.
Gianluigi Donnarumma me 74 milionë Euro kryeson tabelën për portierëve. Klubet e Premier League angleze dominojnë renditjen me 41 përfaqësues në 100 më të mirë.
Observatori i Futbollit CIES çmon vlerën e transferimit të lojtarëve profesionistë të futbollit mbi baza shkencore, duke marrë në analizë si paraqitjet, performancën, rezultatet dhe kohëzgjatjen e kontratës.