Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mediat italiane thanë se ushtronte prostitucion, reagon bashkëshorti i Nevila Pjetrit që u gjet e vrarë: Ishte një grua shembullore, konflikte…

12:20 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nevila pjetri dhe burri1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Leonard Marku, bashkëshorti i Nevila Pjetrit, shqiptares që u gjet e pajetë në Itali, ka treguar komunikimin e fundit me të.

Marku, teksa ka folur për “New24”, shprehet se “kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian”.

Mediat italiane shkruan ditën e raportimit të krimit të rëndë se Nevila punonte si prostitutë, madje cituan dhe “koleget” e saj që e kishin parë atë të hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë, për të mos u kthyer më.

Por për bashkëshortin e saj, Nevila ishte “një grua shembullore dhe një nënë shumë e mirë për vajzën time”.

Ajo i quan “të pavërteta dhe poshtërsira”, detajet që kanë shkruar mediat italiane.

Më tej ai ka shtuar se nuk ka dyshime te asnjë person, për krimin, “pasi se me sa di unë ajo nuk ka pasur probleme, nuk kemi pasur konflikt me asnjë”.

“Jam i traumatizuar nga ngjarja. Sot do të bëhet autopsia dhe presim të marrim një përgjigje. Shteti italian po merret me hetimet, policia më mori në pyetje dhe po pres të zbardhet e vërteta, deri tani nuk më kanë thënë asnjë pistë hetimi.

Unë si Leonard nuk kam dyshime te asnjë, pasi se me sa di unë ajo nuk ka pasur probleme, nuk kemi pasur konflikt me asnjë.

Unë do ta çoj drejtësinë deri në fund, edhe shteti italian më ka në gatishmëri për çdo gjë.

Në media janë thënë shumë të pavërteta dhe poshtërsira për Nevilën, por për mua ajo ishte një grua shembullore dhe një nënë shumë e mirë për vajzën time (vajzën e kam nga martesa e parë).

Unë dhe Nevila shkonim shumë mirë dhe nuk më kishte thënë më parë se kishte probleme dhe shqetësime nga persona të tjerë.

Kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian.

Unë nuk e njihja italianin që do takonte Nevila. Pres që drejtësia italiane ta zbardhë ngjarjen dhe ta gjejë sa më parë autorin”, ka thënë Leonard Marku në një bisedë me gazetarin e News24.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.