Në disa zona në kryeqytet është kufizuar energjia elektrike për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin këtë të enjte.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie.
OSHEE njofton se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonat: Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.
Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSHEE rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.