Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është bërë kryefjala e medieve ditët e fundit, pasi pamjet e sherrit të tij me reperin tjetër Noizy bënë xhiron e rrjetit. Kjo përplasje erdhi për shkak të armiqësisë prej shumë vitesh mes dy grupeve OTR dhe TBA.
Por, Cllevio njihet si një shok shumë i ngushtë i reperit Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Ata janë rritur së bashku që të vegjël në Belgjikë dhe e ruajnë miqësinë edhe sot.
Në një bisedë me shokët e tij në Instagram para sherrit me Noizyn dhe para se të arrestohej, ai tregon se emrin “Stresi” reperit ka qenë ai që ka ja ka vendosur, pasi ka qenë person problematik.
Më tej, ai tregon dhe “bëmat” që ka bërë me Stresin kur ishin në Belgjikë.
I thashë unë po ku vete me këtë emër t’i. Po hë më tha mua ma gjej nji. Ishim në shtëpi unë, Mara dhe Arkimedia. Kemi pas një shtëpi të vogël në mes të Brukselit. Ishte shtëpia e mallit, e armëve, e mbaja unë. Qerosi jetonte në një shtëpi tjetër. Në ishim lluks aty, fuqishëm, kartela. I thash unë ty të të gjej një emër, ti i thash unë je stresuesi. Më pa njëherë dhe i thash të shkon se je stresus. Është stresus ai, të rrish me atë, as bukë nuk ha dot, bën sikur i ngel qejfi me ato skemat e veta, ta ndrron muhabetin 460 gradë, jo 360 gradë. Ashtu ka qenë problematik. Unë ja lashë “Stres”, por unë nuk e thërras asnjëherë “Stres”, unë e thërrisja Kedi. Kështu e thërrasin me përkëdheli të shtëpisë, o Kedi. Nga Kedi e kalova te “Lali” dhe “Lali” ka 15 vjet që i thërras. Atëhere nuk përdorej shumë kjo, s’kishte dalë as kënga “Të ka lali shpirt”.
Arkimedin e mora unë dhe filluam grabitjet, kemi bërë dhe grabitje restorantesh. E njihte Arkimedi atë grekun, kishte shumë lekë. I morëm silenciatorin një beratsi, ai ishte në kërkim 25 vjet. Ai tani me ne, unë, Arkimedi, Mara. Unë 17 vjeç, Mara 17 vjeç dhe Arkimedi 16 vjeç, ai 35 vjeç. E merrnim ne atë gjujts me vete. Ja merrja unë silenciatorin e futja në brez dhe hajde të mbahesha unë. E armën e kam mbajtur gjithmonë unë. Nuk i lej armë Arkimedit, se të gjuan ai, për të treguar që unë gjuaj, gjuan pa nevojë, jo të nevojshme se po na vijnë të na gjuajnë dhe t’i gjuajmë. Do të gjuajë vetë i pari
Arkimedin e kam bërë unë këngëtar dhe gangster, edhe nuk më ka zhgënjyer, prandaj e dua se është aty gjithmonë. Është problematik, i prishe qejfin atij, ke shkel në mina” shprehet Cllevio Serbiano gjatë një bashkëbisedimi me shokët e tij në Instagram.
Kujdes, video përmban fjalor +18
