Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë 2 mjekët e QSUT nën hetim nga SPAK? Njëri i akuzuar edhe më parë

17:23 / June 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 613a28507ffed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aurel Vula, Mjek Pediater Rheumatolog, dhe Ilir Broqaj, Mjek anest.-reanimator, të dy punonjës në QSUT janë mjekë nën hetim nga SPAK për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë. Ilir Broqaj ka qenë i arrestuar më parë. Në vitin 2013 ai u akuzua për korrupsion por më pas u la i lirë në sallën e gjyqit.

Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali. Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjek shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Reslton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacionit.

Në kuadër të këtij hetimi nën koordinimin e EUROJUST, SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar gjysmë milionë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 200 mijë eurove. Në pranga deri tani janë vënë nëntë persona ndërsa pjesa tjetër janë në hetim në gjendje të lirë dhe disa prej 82 të dyshuarve janë shpallur në kërkim.

Sipas SPAK “në periudhën 2020-2021 grupi i organizuar kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë”, periudhë e cila përkon me kufizimet për të hyrë në Itali nga Shqipëria për shkak të masave anti-COVID. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali. Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin, thotë spak në njoftimin e tij.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali. Një tjetër rrejt trafiku sipas SPAK është zbuluar edhe me ilaçet antivirale të shtrenjta përgjatë periudhës së pandemisë ku ky grup kriminal pasi i ka marrë nga shërbimi shëndetësor Italian i ka shitur ato në Shqipëri në tregun e zi përgjatë periudhës së COVID-19.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.