Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Brisida Shehaj flet për presidentin: Shpresoj të mos jenë të vërteta ato që kemi dëgjuar për Bajram Begajn

18:31 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Briseida Shehaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, ka  folur sot lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

Ajo tha në një intervistë televizive se nuk ka patur asnjë lloj procesi për zgjedhjen e presidentit dhe se emri që do të mbante këtë post të lartë nuk kishte shumë rëndësi.

Ndër të tjera Shehaj u shpreh se aludimet mbi mundësinë që “deti t’i shitej Greqisë” me një autorizim nga Begaj, të mos ishin të vërteta.

 “Nuk pati asnjë lloj procesi gjithëpërfshirës, pastaj çështja e emrit është inekzistente, ishte kështjella e fundit që nuk ishte marrë ende nga Edi Rama dhe ajo tashmë ndodhi. Proces nuk pati. Ky është një president i Edi Ramës, unë nuk e njoh fare personalisht, uroj që të jetë në lartësinë e detyrës. Shpresoj që ato që kemi dëgjuar këto kohë, mos të jenë të vërteta, pra të mos shesë detin. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë. Meta e ka firmosur jo më kot dekretin për ta emëruar si shef të shtabit. Megjithatë unë nuk do besoj se do jetë në atë lartësi që ka qenë Meta për të mbrojtur kështjellën e fundit të pakapur nga qeveria. Ata donin pushtetin absolut dhe e morën”, u shpreh Shehaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.