Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

‘Fabrikën e mishit e kthyen në morg’/ Rusia fsheh numrin e ushtarëve të vrarë në Ukrainë

23:33 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
morg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ruse është përballur me humbje të mëdha që nga nisja e agresionit në Ukrainë. Një zyrtar ukrainas bën me dije se humbjet ruse kanë qenë aq të mëdha, saqë janë detyruar të përdorin një fabrikë e cila para se të niste lufta shërbente për të paketuar mish. Tashmë kjo fabrikë po përdoret si morg.

Në një deklaratë për shtyp, divizioni i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase tha se ushtrisë së Putinit i ka mbetur pa hapësirë për të ruajtur numrin në rritje të trupave të vdekur.

Zyrtarët thanë se rusët po kërkonin “frigoriferë shtesë” për të ruajtur trupat në qytetin e pushtuar të Melitopol, në juglindje të kryeqytetit Kiev.

“Administrata pushtuese e Melitopolit po kërkon urgjentisht ngrirës dhe frigoriferë industrialë shtesë. Dihet se fabrika e ambalazhimit të mishit të qytetit, e cila u shndërrua në morg, tashmë është plotësisht e mbushur me trupat e pushtuesve të vrarë dhe nuk mund të pranojë më. Ushtria ruse filloi konvertimin e fabrikës së paketimit të mishit në një morg të improvizuar të hënën”, thuhet në deklaratë.

Pronarët e fabrikës thuhet se u urdhëruan t’ia dorëzonin ndërtesën pa pagesë rusëve. Trupat e vendosura atje humbën jetën gjatë luftimeve pranë qyteteve të Polohy dhe Huliaipole në rajonin e Zaporizhzhia.

“Këto ngjarje janë të lidhura me humbje të rënda të pushtuesve në fuqi punëtore. Përveç kësaj, ruajtja afatgjatë e trupave të të vrarëve është për shkak të synimeve të udhëheqjes ruse për të fshehur shkallën reale të humbjeve nga elektorati rus”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në njoftimin për shtyp.

Zyrtarët rusë nuk janë përgjigjur publikisht ndaj pretendimeve. Forcat ruse pushtuan Melitopolin në shkurt gjatë javës së parë të pushtimit të Ukrainës. Në mars, forcat ushtarake ruse vendosën një kryebashkiak të ri në Melitopol pasi kryetari i zgjedhur i tij u rrëmbye nga një grup prej 10 ushtarësh rusë.

Rusia ukraine ushtaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.