Policia ka zbarkuar këtë të shtunë në Shijak, ku po kryen kontrolle në disa zona, me qëllim zbardhjen e plagosjes së policit në Durrës.
Mjeti tip “Range Rover” i cili drejtohej nga Hysen Pici, nuk i ndaloi Policisë dhe vijoi rrugën, duke marrë para dhe goditur efektivët, ku njeri prej te cilëve ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se mjeti i drejtuar nga Pici po udhëtonte në krah të kundërtën. Policia dyshon se në makinë me Picin ndodhej edhe Aldo Avdylaj. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese, por ende nuk është rënë në gjurmët e Avdylajt, ndërkohë Policia ka bllokuar mjetin e mësipërm.
