Mediat serbe janë irrituar nga koreografia e përgatitur nga tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”, ku një banderolë gjigande u shpalos pas portë në momentin që këndohej himni kombëtar.
Në banderolë gjendej personazhi i famshëm i filmave të animuar të Simpson, i cili njihet për parashikimet e vërteta, ndërsa në të shkruhej “United States of Albania”.
Nga Kurir dhe Telegraf theksohet se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur mediet serbe ankohen dhe kërkojnë vëmendje nga ajo që ndodh në stadium kur luan Shqipëria, ndërsa pretendojnë tashmë që UEFA të marrë masa pas një koreografie të tillë.
