Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sonila Meço rendit arsyet përse është pozicionuar kundër Ramës: Në Shqipëri jeta është shumë e vështirë

20:57 / June 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sonila meco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Sonila Meço ka folur për jetën e saj profesionale dhe për arsyet përse është “pozicionuar” kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Meço thotë se është e dhimbshme shpopullimi i Shqipërisë këto 10 vitet e fundit, ndërsa rendit disa nga arsyet që kanë bërë të rinjtë dhe intelektualët të braktisin vendin tonë. Meço tha se Shqipëria me kaq pasuri natyrore dhe burime të pashtershme e ka të pamundur të prodhojë e vetme energjinë elektrike apo grurin.

Gjatë fjalës së saj, Sonila Meço bën përgjegjëse qeverinë e cila sipas saj ka vrarë shpresën e çdo shqiptari.

“Në Shqipëri jeta është shumë e vështirë. Sa del në mëngjes përballesh me gjëra që nuk i gjen nëpër Europë. Çmimi i naftës këtu është tmerr, trafiku po ashtu, vështirësi e madhe të përballosh jetën në Shqipëri. Të ik gjithë dita rrëmujë dhe kohë e harxhuar dhe kur shkon në darkë shkon e lodhur shumë dhe nuk ke kohë këtu në Shqipëri. Unë që kam vendosur të jetoj këtu nuk ka kuptim të shaj gjithë kohës por duhet që ata që janë lart në qeveri që të japin maksimumin për të lehtësuar dhe për të bërë jetën më të mirë ndaj qytetarëve.

Unë kam vendosur që të jem kundër kësaj mazhorance. Nuk bëj kurrë një analizë nëse nuk kam fakte kundër qeverisë. Unë jam natyrë shpirtërore që nuk ndihmon gazetarinë dhe përfshihem shpesh emocionalisht. Përpjeka ime nuk është ti bie këtij që është në qeveri dhe do të vijë një tjetër ta bëjë prapë kështu, duhet ndryshuar mënyra për të bërë punën e kryeministrit.

Shqipëria është diell plot, ujë, liqene, dete, male, gryka erë, dhe ankohemi ne për grurë dhe për energjinë elektrike ku kemi shumë burime. Ne si Shqipëri kemi gjithçka, kaq shumë burime por duhet të falenderojmë Serbinë që na ndihmon. Është e pabesueshme që në Dibër hidhet qershia dhe nuk e ble askush. Ky është dështimi i madh i qeverisë dhe në fund të ditës bën bilancin. Shikon që gjithë kjo pasuri e Shqipërisë të gjendet sot vendi më i varfër në Europë ka diçka që nuk shkon, ky është dështimi. Kjo Shqipëri është shtrydhur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe më e keqja është shpopullimi, ika e të rinjve jashtë vendit.

Në 10 vitet e fundit janë larguar shumë intelektualë që ishin asete të vyera, nuk shikonin shpresë në Shqipëri. Mënyra e jetesës varet me ujin që pi tek rubineti, me oksigjenin që thithim, me arsimin që ndodhet këtu dhe jashtë shtetit. Gjërat bazike janë keqpërdorura në Shqipëri. Kemi shkatërruar gjithë qytetet, edhe Durrësin. Çdo shërbim jashtë shtetit është më mirë se në Shqipëri”, u shpreh Sonila Meço.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.