Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha përshëndet deklaratën e kancelarit gjerman: Presidenti serb luajti rolin e te paditurit dhe hipokritit

21:40 / June 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha sali 770x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka përshëndetur deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd dhe për qëndrimin e tij për Kosovën.

Berisha shkruan në postimin e tij se Scholz i kërkoi publikisht presidentit serb Aleksadër Vuçiç njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kerkesa qe duhen pershendetur! Te dashur miq, vlejnë për t’u vlerësuar dhe pershendetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ne konferencen e tij per shtyp Kancelari Scholz tha se “marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Scholz, duke shprehu keshtu per here te pare haptas qendrimin e vendit te tij ndaj marrveshjes Kosove-Serbi. 

Ndërkohë Vuçiç luajti rolin e te paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se “ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”

Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi  integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.”

Me kete deklerate presidenti i serbomadhise Vuçiç krahasoj nderhyrjen çlirimtare te NATO-s ne Kosove me pushtimin barbar rus ne Ukraine.

Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.

Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.

“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë mëse e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Duke pershendetur kerkesat e Kancelarit Scholz gjate vizites se tij ne Beograd, denoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cili sot, me politiken qe ndjek, eshte faktor kryesor konfliktualiteti ne rajon”, shkruan Berisha.

Berisha Presidenti Serb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.