Pas një sherri të nisur në qendrën e ndihmës sociale të Bashkisë Francavilla Fontana, një 40 vjeçar ka qëlluar me thikë në bark kunatin e tij me origjinë shqiptare.
Mediat lokale italiane shkruajnë se 30 vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht, i plagosuri u dërgua në spitalin e Brindisit dhe më pas u transferua në Fazzi di Lecce. Policia u vu menjëherë në lëvizje duke arrestuar autorin e sulmit.
