Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Boksieri “zbulon” se kush e vendosi eksplozivin te bizneset e Noizyt (VIDEO)

21:30 / June 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 lokla 1655029531
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamjet e sherri mes reperave Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) dhe Noizyt (Rigels Rajku) në lokalin e këtij të fundit në Durrës bënë xhiron e rrjetit dhe u komentuan për disa ditë. Pas sherrit, Cllevio u arrestua për thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa bizneseve të Noizyt iu vendos tritoli.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i lëndës plasëse të vendosur në bizneset e reperit, por dyshohet se janë miqtë e Cllevios ata që kanë gisht në këtë ngjarje. Por, së fundmi ka ardhur një deklaratë befasuese nga boksieri shqiptar Amarildo Bakaj.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se autori i këtij krimi është vetë Noizy, me strategjinë për ta dënuar sa më shumë vite burg Cllevion.

“Nuk iu shkon mendja, më besoni nuk është ai (Cllevio) sepse e di shumë mirë se sa keq e pëson në burg sepse e dënon shumë shteti shqiptar, prandaj edhe ai nuk ka mundësi me dal jashtë deri sa ta kryejë dënimin se nuk ka njeri mbrapa. Di me ju thanë se këtë gjë e ka bërë Noizy dhe jo shokët e Cllevios se nuk patën kohë për ta organizuar dhe me gjasë do ja kishte futur vetes se e di që e denoncon Noizy. Noizy e ka bërë këtë gjet, sepse e di që lekët e prishjes, merr dyfishin nga figuracioni se i ka të sigluara. Këtë gjë e ka bërë Noizy për me e dënu Cllevion sa më shumë; ka prish lokalet, plus nga arratisja, plus një dënim i Nozyt mbrapa edhe Cllevio nuk del më për nja 3-4 vite. Kjo është teknika e Noizyt, pak kush e kupton, por unë e di shumë mirë. Këto janë teknikat e Noizyt.” shprehet Bakaj.

Kujtojmë se Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij, por para hetuesve ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.