Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ishte pa punë, por familjarët i sollën 7000 dollarë nga Amerika/ Kush e vrau 29 vjeçarin Mukaj?

11:35 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 9b3cd11f 7afb 4332 8989 e34ca64a179c 400x225 1 1 770x433 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherif Mukaj, 29-vjeçari që rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar është vrarë me armë zjarri. Trupi i të riut u gjet i dekompozuar në malin e Gramozit.

Xhaxhai  e përshkruan 29-vjeçarin si djalë të qetë. Në dëshminë e tij të siguruar nga ABC, Artur Mukaj thotë se ai ishte tip i mbyllur dhe nuk merrej me punë të paligjshme, pasi kishte të ardhura të mira që ia siguronte familja nga Amerika.

Ai zbulon se në nëntor para se të humbte kontaktet, familjarët i sollën 7 mijë dollarë. Xhaxhai pohon se nuk ka asnjë dyshim se kush mund t’ja ketë vrarë nipin.

“Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika. Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$.

Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Trupi i Mukajt u gjet i dekompozuar dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz. Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se në kafkën e kufomës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.