Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pesë truproja e presin poshtë pallatit, jeta e re e presidentit Bajram Begaj

12:30 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Begaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri para pak ditësh shef Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sot është president i sapozgjedhur i Republikës. Këtë qershor jeta e Bajram Begaj ka ndryshuar mjaft. Në orën 08:30 minuta pesë shoqërues të gardës së Republikës e prisnin Begajn poshtë pallatit në lagjen modeste në zonën e Brrylit, raporton BW.Kjo vendrojë e posaçme është instaluar ne mënyrë te përhershme për Gardën. Shërbimet ndaj tij janë 24 orëshe me tre turne. Zgjedhja e Begaj si qytetari i parë i vendit ka surprizuar jo pak fqinjët e tij

Disa e njohin prej 16 vitesh dhe flasin me respekt për presidentin e ri. I komunikueshëm, familjar, i devotshëm për detyrën e re, korrekt, me vlera të larta njerëzore, janë disa nga cilësitë e tij më të spikatura, sipas tyre. Për News 24 folën edhe ish-punonjës në kohën kur Bajram Begaj ishte drejtor në spitalin e Traumës, por edhe një qytetar, i cili kishte punuar shofer në ministrinë e Mbrojtjes. Nuk mungojnë superlativat për të.


Në një mendje bien të gjithë kur i pyesim në lidhje për pritshmeritë që kanë lidhur me presidentin e ri. Me bindje te plotë thonë se Begaj si ushtarak karriere dhe gjeneral me dy yje është garanci se do jetë një president qe do të mbrojë interesat e popullit shqiptar dhe nuk do të devijojë nga misioni Kushtetues. Presidenti Begaj do të pasojë Ilir Metën më 24 korrik, Protokolli përcakton se fillimisht ai të betohet në Kuvend me dorën mbi Kushtetutë dhe më pas do i drejtohet godinës së Presidencës për të marrë postin, që do ta mbajë 5 vitet e ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.