Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si u fut në kurth nga pronari i fidanishtes në Itali Agim Kajmaku dhe nipi i tij për drogën

17:56 / June 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kajmaku agim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ka qenë i vetëm kur është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022. Ai është kapur së bashku me nipin e tij me 20 kg kokainë nga karabienierët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo. Brenda tyre kishte fshehur sasinë e kokainës.

Mediat italiane thonë se ka qenë pronari i fidanishtes që ka lajmëruar policinë pasi ka parë zëvendësimin e bimëve me drogën.

Kajmaku ka qenë në përgjim prej dy muajsh nga forcat e antidrogës së San Benedetos. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin takimet e të dyshuarve.

Dyshohet se ish kryebashkiaku së bashku me nipin e tij ishin pjesë e një grupi trafikantësh që tregtonin kokainë.  Arrestimi i tyre me 20 kg kokainë u pasqyrua dhe nga mediat lokale italiane.

Sipas mediave italiane Kajmaku bashkë me nipin përdornin një Volkswagen Polo nga një kompani vendase për të udhëtuar, kishin bërë një inspektim në fidanishte për dy ditë rresht dhe kishin zgjedhur një numër bimësh të vogla të cilave kërkonin t’u ndryshonin vazon duke vendosur më të mëdha. Një punonjëse e fidanishtes kishte vënë re edhe shenja të lëna në sipërfaqen e dheut.

Kur kjo iu komunikua karabinierëve, nga vazot u shfaqën qese të mbushura me kokainë, por nuk dihet se me çfarë mjetesh do t’i kishin transportuar bimët. Furgoni është vënë re nga hetuesit jo shumë larg fidanishtes ku u zhvillua operacioni antidrogë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.