Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti socialist Petro Koçi: Duhet t’i shporrim nga administrata ata që vjedhin dhe t’i bëjmë publik emrat

19:35 / June 13, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petro Koci edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS Petro Koçi komentoi zhvillimet brenda selisë rozë pas ceremonisë së 31-vjetorit të PS-së. Ai e konsideroi si normale dhe sjellje të civilizuar politike praninë e disa eksponentëve të LSI-së në ceremoni.

Koçi e konsideroi si përgjegjësi personale faktin që disa figura lokale të socialistëve kanë përfunduar para drejtësisë.

Deputeti i PS-së tha se ata që kanë keqadministruar apo janë përfshirë në raste korrupsioni duhet të shporren nga zyrat e shtetit.

Ndër të tjera Koçi hodhi idenë që lista e abuzuesve në detyrë duhet të bëhet publike dhe të ashpërsohet kodi penal.

“Në rastin e Fierit, të hipotekës, shoh që është ndryshuar drejtuesi. Prandaj kam këmbëngulur që përtej ndryshimit të një drejtori, të shohim më thellë. Sikur fillin e një ankimimi të shohësh, e gjen ku çalon puna.

Dikush që ka keqadministruar duhet të shporret nga zyrat e shtetit. Raste të tilla duhen kapur dhe duhen bërë publike.

Është rasti për të bërë një listë me abuzuesit në detyrë, që mos kenë më shans të rikthehen në zyrat e shtetit. Edhe kodi penal duhet rënduar”, tha Petro Koçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.