Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Greqia, të tjera masa lehtësuese për abonentët e energjisë elektrike

12:29 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove energjia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia fqinje ka prezantuar sot një platformë me anë të së cilës pritet të rimbursohen abonentetë e energjisë elektrike me një shumë deri në 600 euro. Lajmin e bëri të ditur ministri i Qeverisjes Digjitale Kyriakos Pierrakakis.

“Në thelb 98% e familjeve në Greqi do të kalojnë përmes kësaj platforme sepse ka të bëjë me një të ardhur neto familjare prej 45 mijë eurosh, këto të ardhura nuk llogaritin asnjë të ardhur të një anëtari të mbrojtur. Nga dita e premte, në bazë të shifrës së fundit të numrit të TVSH-së, mund të dorëzohet aplikimi. Deri në fund të qershorit do të bëhen të gjitha aplikimet dhe menjëherë më pas do të bëhet përllogaritja përkatëse për përqindjen që ka të bëjë me shumën për secilën veç e veç.”

Detajet rreth Power Pass

Pagesa e shumave do të bëhet në  15 ditët e para të korrikut .

Kompensimi për Power Pass do të fillojë nga 18 euro dhe do të arrijë në 600 euro, dhe do të zbatohet për ato fatura që janë lëshuar nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 maj 2022.

Kompensimi  paguhet për 60% të tarifave shtesë, pasi u janë hequr subvencionet e shtetit dhe mundësisht të ofruesve dhe deri në shumën 600 euro.

Shembuj tregues:

  1. Nëse dikush ka tarifa shtesë, pas zbritjes së subvencioneve për këtë periudhë, gjithsej 600 euro, ai do të marrë kompensim prej 360 euro.
  2. Nëse tarifat shtesë arrijnë në 800 euro, kompensimi do të caktohet në 480 euro.
  3. Nëse tarifat shtesë janë 1000 euro, kompensimi do të jetë 600 euro, ndërsa nëse
  4. Tarifat janë nga 1000 euro e lart sërish kompensimi do të jetë 600 euro.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.