Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga përjashtimi si student i Akademisë së Policisë te seria e vrasjeve, jetë e errët e atentatorit të Erion Hasanbelliut

13:41 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 06 13 at 9.34.18 AM 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me personazhin e botës së krimit Kasandër Noga, i cili akuzohet se është autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut që mbeti i plagosur në Bruksel.

Noga, ndonëse tentoi që të arratisej nga vendi i ngjarjes, 44-vjeçari u arrestua në Vjenë. Por kush është Kasandër Noga që nga brezi i tij njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti?!

Burime për BW bëjnë me dije se për ironi të fatit Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej. Të njëjtat burime sqarojnë  se Noga, që akuzohet për 5 vrasje (Për një vrasje fitoi pafajësi) dhe disa plagosje, është përjashtuar nga Akademia në vitin e dytë të studimeve pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku. Por pavarësisht këtij krimi, 44-vjeçari pas 15 ditësh bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ai ishte student i Akademisë ku përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003.

HAKMARRJA
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.