Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hapte llogari false me të dhënat e të tjerëve në rrjete sociale, në pranga 39-vjeçari në Tiranë

14:02 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e tiranes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 39-vjeçar me inicialet E.M ka rënë në prangat e policisë pasi është mësuar se hapte llogari false në rrjete sociale me të dhënat e të tjerëve.

Gjithashtu 39-vjeçari është me precedent penalë, pasi më parë ka qenë i dënuar për grabitje me dhunë.

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Username”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. V., se një shtetas hapte llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Username” u ndalua, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, shtetasi:

– E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, është duke hetuar të gjitha rastet e denoncimeve nga qytetarët, për keqpërdorimin e të dhënave personale për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe çdo rast tjetër të falsifikimit kompjuterik, vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.