Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ovërdozë e një fantazie të sëmurë”/ Ambasadori shqiptar përplaset me homologun rus në OKB: Mos e përmend Ramush Haradinajn se…

10:59 / June 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
di
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari shqiptaro-amerikan, Ruben Avxhiu, ka analizuar seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës.

Ai është ndalur edhe tek përplasja e ambasadorit shqiptar dhe atij rus në OKB.

“Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh, la postin e kryeministrit, dhe shkoi vetë në Hagë kur u akuzua a janë gati rusët e akuzuar për krime lufte të bëjnë të njëjtën gjë?”, ishte kjo frazë debatit që ka marrë vëmendjen,.

Nga Ruben Avxhiu

Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, Shqipëria kishte shumë për të thënë.

Ambasadori Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.

Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.

Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në krime lufte, ai tha se kjo ishte një “ovërdozë e një fantazie të sëmurë”.

“Kjo që dëgjuat për vendin tim”, tha Ambasadori Hoxha, “ka po aq besueshmëri sa ato që dëgjuat po nga ky delegacion se si ‘në Ukrainë nuk ka luftë’ apo se ‘ukrainasit po vrasin veten’”.

Ai i tha delegacionit rus që të mos e zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë.”

“A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Mesiguri akuzat ruse kishin të bënin me tymnajën për “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe të tjera maskarada të përfshira në raportin famëkeq të Dick Marty-t.

Gjykata për Krimet e Luftës në Jugosllavi ka kryer hetime të gjera në Shqipëri, tha ambasadori. “Hetime në mënyrë të lirë, të hapur dhe nuk gjeti asgjë. As atëhere, as më vonë, e asnjëherë, për arsyen e thjeshtë se ato akuza ishin pa asnjë bazë. Faleminderit!”/Iliria/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.