Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Paqja s’ka çmim, jemi këtu për ta mbështetur”- Abazoviç krah Ramës në Ukrainë: Tragjike ajo çfarë pamë dhe dëgjuam

13:22 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1655279941 rama6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, i shoqëruar nga homologu i tij Edi Rama, kanë vizituar Ukrainën.

Dy kryeministrat kanë parë nga afër shkatërrimet në qytetet e Borodjanka dhe Irpin, të bombarduara nga trupat ruse.

Në një interviste për RTCG, Abazoviç tha se “paqja nuk ka çmim dhe se ndodhet në Ukrainë për ta mbështetur atë.”

“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje me anë të dialogut, por gjëja më e rëndësishme është të ndalohet lufta, agresioni dhe vrasjes së civilëve”, tha ai.

Abazovic u shpreh se patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo çfarë pamë dhe dëgjuam, infrastruktura të shkatërruara, dhe përfundimi është i thjeshtë: duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshime gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe”, tha kryeministri malazez për RTCG.

Përpara takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazoviç u shpreh se janë aty për ta mbështetur atë.

“Mali i Zi është aty për t’i treguar mbështetje politike”, tha ai.

Ndërsa në një postim në Twitter ai shkroi: “Menjëherë pas mbërritjes sonë, vizituam Borodjankën, një qytet që u shkatërrua në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës. Së bashku me Edi Ramën, lutemi për paqe dhe qëndrojmë të vendosur me qytetarët e Ukrainës.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.