Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama i përmend Kosovën Zelenskyt: Ju nuk e njihni, por…

20:22 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 2 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky. Rama tha se nuk ka asnjë problem për Shqipërinë nëse Ukraina merr statusin e vendit kandidat nga BE.

Ai theksoi se ky status do të thotë vetëm se e ardhmja e ukrainasve është në BE. Rama gjithashtu tha se ka një vend të gjashtë në Ballkanin Perëndimor, që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë, pasi është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë, apo Malin e Zi dhe Bosnjën, por të gjitha janë në mbështetje. Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë, me sanksionet dhe mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj çfarë jemi dhe përfaqësojmë. Besoj fort që është gjëja e duhur për t’u bërë. Ukrainës duhet t’i jepet statusi kandidat. Populli duhet ta dijë sot që e ardhmja është në BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton statusi kandidat”.-tha Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.