Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Më 7 Korrik seancë të posaçme në Kuvend për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës

10:37 / June 16, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 17 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës.

Balla tha se do të hartohet një dokument serioz dhe në seancë do të mbahen edhe fjalët e rastit nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare. Ai u shpreh se do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.

“Kemi rënë dakord që Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje. Nuk do të mbahet në datë 11 korrik. Kam kërkuar të mbahet në datë 7 korrik ku natyrshëm të mbahen fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz ku Kuvendi i Shqipërisë të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve të qeverisë shqiptare në lidhje me pandëshkueshmërinë e këtij gjenocidi.

Do ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Në datë 7 korrik Kuvendi i Shqipërisë në një pjesë të seancës të ketë një moment të posaçëm për kujtimin e viktimave në gjenocidin e Srebrenicës. Kuvendi i Shqipërisë merr dhe qëndrimin përkatës për këtë çështje”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.