Një prej vrasësve të kartelit të drogës në Meksikë është sulmuar brutalisht për vdekje nga tigri i bosit të tij. José de Jesús thuhet se punonte për Kartelet e Bashkuara në Peribán, Michoacán të Meksikës që drejtohej nga bosi i frikshëm i drogës Enrique Chávez Barragán, i njohur si ‘Guicho of the Kings).
Jesus u sulmua nga tigri i bosit të tij kur ky i fundit i kishte kërkuar të pastronte kafazin e kafshës, si një formë ndëshkimi për një porosi të pakryer edhe pse ai e dinte se tigri ishte agresiv sapo i afrohej dikush.
Pasi ai iu afrua për të pastruar kafazin e tigrit, kafsha iu hodh përsëri duke e kafshuar në krahë dhe në pjesë të tjera të trupit derisa ndërhynë persona të tjerë për ta larguar duke tërhequr zvarrë Josén nga kafazi. Ai u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë.
Megjithatë, ka informacione kontradiktore mbi vdekjen e tij që thonë se ai ndërroi jetë në spital dhe të tjerë pretendojnë se ai pësoi një atak në zemër dhe vdiq direkt në vend.
Familjarët e tij kanë pohuar se ai vdiq në spital pasi refuzoi t’i priteshin të dy krahët e kafshuar nga tigri.

