Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama i prerë me kryebashkiakët: Do hyjmë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë

11:28 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama22 1 770x387 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, teksa i ka paralajmëruar për masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura.

Në takimin që po zhvillon në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama tha se të gjithë kryebashkiakët duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare.

“Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, siç edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe siç kam pasur rastin t’ua komunikoj, ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuara, jo kot. Kjo është e domosdoshme, sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, rritja e performancës nga bashkitë është prioritet. Nuk ka si të rritet performanca e tyre, nëse nuk forcohen financat e tyre. Nëse bashkitë nuk fillojnë realisht dhe seriozisht të mendojnë si të shtojnë të ardhurat financiare, do ketë shtrëngim. Është e dhëna më dramatike e të gjithë këtyre 30 viteve, që volumi i aktiviteteve që lidhin direkt bashkitë me krijimin e të ardhurave jobuxhetore, është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne akoma sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, që është kryesorja, e deri te bashkia e fundit, nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.