Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Probleme me aftësitë profesionale, Vettingu pezullon nga detyra prokurorin e Tiranës dhe e rikthen në shkollë

19:20 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjergji Tako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të premten më 17 qershor të pezullojë nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako, pas problemeve të konstatuara në kriterin profesional, si dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës.

Sipas kryesuesit të trupës së KPK-së që kreu procesin e vettingut për Takon, Roland Ilia, pas verifikimit të rezultateve të arritura në Shkollën e Magjistraturës do të përfundohet procesi i rivlerësimit bazuar në të tre kriteret.

Gjatë dy seancave dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të zhvilluara në datat 27 prill dhe 15 qershor, prokurori Tako dha shpjegime për përdorimin e automjeteve pa dokumentacion të rregullt si dhe për pushimin e çështjeve pa kryer më parë veprimet hetimore të nevojshme.

Po ashtu, u gjetën probleme dhe në kërkesat e dërguara për gjykim, pasi sipas KPK-së mungonte analiza ligjore. Për një pjesë të konstatimeve për profesionalizimin Tako u mbrojt duke sjellë në vëmendje të trupës vendime të njëjta të kolegëve të tij, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Tako u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me reatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë. Gjatë seancave dëgjimore dhe në shpalljen e vendimit Tako u paraqit së bashku me avokatin e tij, Robert Karati. /Birn

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.